Posts

Showing posts from March, 2024

R9

Image
  Ronaldo Luís Nazário de Lima  ( Portugalisht:  [ʁoˈnawdu ˈlwis nɐˈzaɾju dʒi ˈɫĩmɐ] ; lindur më 18 shtator 1976), i njohur zakonisht si  Ronaldo , është një ish  futbollist  profesionist  brazilian  i cili luante si  sulmues . Ai konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, duke pasur pseudonimin  El Fenomeno  (Fenomeni). [2] [3] [4] [5]  Në kulmin e tij, Ronaldo njihej për driblimet me shpejtësi, kalimin e topit poshtë këmbëve të kundërshtarit dhe finalizimin e saktë. Në vitet 1990', Ronaldo luajti në nivel klubesh me  Cruzeiron ,  PSV-në ,  Barcelonën  dhe  Interin . Transferimet e tij në Itali dhe Spanjë e bënë atë lojtarin e dytë (pas argjentinasit  Diego Maradona ) që e thyen rekordin e transferimit më të shtrenjtë në histori dy herë, të dyja para ditëlindjes së tij të 21të. Deri në moshën 23 vjeç, ai kishte shënuar 200 gola me klubet dhe kombëtaren. Pas gati tre vit...