R9
Ronaldo Luís Nazário de Lima (Portugalisht: [ʁoˈnawdu ˈlwis nɐˈzaɾju dʒi ˈɫĩmɐ]; lindur më 18 shtator 1976), i njohur zakonisht si Ronaldo, është një ish futbollist profesionist brazilian i cili luante si sulmues. Ai konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, duke pasur pseudonimin El Fenomeno (Fenomeni).[2][3][4][5] Në kulmin e tij, Ronaldo njihej për driblimet me shpejtësi, kalimin e topit poshtë këmbëve të kundërshtarit dhe finalizimin e saktë. Në vitet 1990', Ronaldo luajti në nivel klubesh me Cruzeiron, PSV-në, Barcelonën dhe Interin. Transferimet e tij në Itali dhe Spanjë e bënë atë lojtarin e dytë (pas argjentinasit Diego Maradona) që e thyen rekordin e transferimit më të shtrenjtë në histori dy herë, të dyja para ditëlindjes së tij të 21të. Deri në moshën 23 vjeç, ai kishte shënuar 200 gola me klubet dhe kombëtaren. Pas gati tre vitesh pa luajtur për shkak të dëmtimeve të rënda të gju dhe rikuperimeve, Ronaldo ju bashkua Real Madridit në vitin 2002, e cila më pas u ndoq nga transferimet te Milani dhe Corinthians.
Ronaldo fitoi çmimin FIFA Lojtari Botëror i Vitit në vitet 1997 dhe 2002, Topin e Artë në vitet 1997 dhe 2002 dhe çmimin Futbollisti i Vitit i UEFA-s në vitin 1998. Ai shpall Lojtari i huaj më i mirë i La Ligas në vitin 1997, ku ai gjithashtu fitoi edhe Këpucën e Artë Evropiane me 34 gola në La Liga. Një vit më pas, ai u shpall Futbollisti i Vitit i Serie A. Ronaldo ishte një nga sportistët më të vlerësuar dhe të shquar në kohën e tij, duke bërë që kompania sportive Nike, të krijonte këpucët e para model Nike Mercurial për të. Në vitin 2004, Ronaldo u emërua nga Pelé në FIFA 100, një listë me 125 futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai gjithashtu është pjesë në Hollin e Famës të Brazilit, Interit dhe futbollit italian.
Comments
Post a Comment